×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati gjerman pas bisedës telefonike me Kurtin: Dialogu me Serbinë është vendimtar për përparimin e Ballkanit

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:17

    Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


    Kryediplomati gjerman përmes një statusi në Twitter ka shkruar se vendi i tij do që të sigurojë një perspektivë brenda Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, derisa dialogu Kosovë-Serbi i drejtuar nga Bashkimi Evropian mbetet vendimtar për këtë qëllim.

    “Organizata qeveritare e Gjermanisë është një përparësi kryesore për Gjermaninë që të sigurojë një perspektivë brenda Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i tha Ministri i Jashtëm @HeikoMaas, Kryeministrit të Kosovës @AlbinKurti në një telefonatë sot. Dialogu mbi normalizimin me Serbinë i udhëhequr nga BE është vendimtar për këtë qëllim,” theksoi Mas.për këtë qëllim”, thuhet në një njoftim në Twitter.

    Ndërkaq, edhe kryeministri Kurti në një postim në Twitter ka njoftuar për bisedën telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

    “Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Theksuam perspektivën evropiane të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e forta bilaterale. Gjermania është një anëtare vendimtare e Bashkimit Evropiane dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të përkushtuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, shkruan Kurti.

    Kujtojmë se kryediplomati gjerman në 22 prill të këtij viti qëndroi në Kosovë, ku përveç kryeministrit Kurti, kishte takuar edhe presidenten Vjosa Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!