×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri me Kabinetin “agjerueshëm”, pak shpenzime për dreka e darka të Kurtit me ekipen e tij

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 20:14

    Kryeministri Albin Kurti tashmë ka bërë më shumë se 3 muaj në pushtet. Shefi i ekzekutivit së bashku me të emëruarit politikë të tij në Kryeministri kanë harxhuar pak.


    Ndonëse ekipa e të parit të Qeverisë ka gjithsej 20 anëtarë, ata kanë harxhuar pak në krahasim me kabinetet e kaluara.

    Nga dokumentet që Qeveria i ka përcjellë Gazetës Online “Reporteri.net” pas kërkesës për qasje në dokumente publike, kuptohet se krejt stafi i Kurtit së bashku me të kanë harxhuar gati 7 mijë e 600 euro në tre muajt e parë të qeverisjes.

    Pak para nga buxheti i Kosovës kanë harxhuar për dreka e darka zyrtare Kurti me këshilltarët e tij.

    Të gjithë 21 anëtarët politikë të Kryeministrisë në periudhën ndërmjet 22 marsit deri më 30 qershor kanë shpenzuar 4,367 euro për dreka e darka zyrtar.

    Për 100 ditë qeverisje, shefi i ekzekutivit dhe stafi i tij politikë kanë harxhuar nga 360,45 euro secili.

    Për 100-ditëshin e parë në pushtet, Kabineti i kryeministrit Kurti që numëron plotë 20 anëtarë, mesatarisht harxhuan 43.67 euro në ditë për dreka, shkruan Reporteri.net.

    Nga dokumenti kuptohet që Kurti ka refuzuar medijet si kryeministër për udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

    Në krahasim me shpenzimet e qeverive paraprake, Kurti me kabinetin e tij po dalin kursimtar.

    Gjatë ditës, Reporteri.net ka shkruar edhe për shpenzimet e ministres Donika Gërvalla, të cilat MPJD i ka përcjellur në adresë të gazetës të llogaritura gabim.

    E pak para për dreka e darka dhe bileta aeroplani ka shpenzuar edhe dy zëvendës kryeministrat e Kurtit, Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!