×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Haradinaj uron për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 13:04

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi ka uruar qytetarët e Kosovës për marrjen e përkrahjes së Gjermanisë për liberalizim të vizave.


    Sipas publikimit të radhës të FAZ, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, e ka konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë.

    Haradinaj ka njoftuar se  Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë

    Haradinaj ka uruar sërish kosovarët për këtë hap që sipas tij do të finalizohet sa më parë.

    Postimi i tij i plotë:

    Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.

    Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

    Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-ës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.

    Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

    Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.

    Urime Kosovë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!