×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Jemi në emergjencë shëndetësore, jo në kolaps

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 12:30

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se lidhur me festën e 28 Nëntorit ka zbatuar një agjendë zyrtare që është që dy dekada.


    Ai ka thënë se dita e hënë është vendosur të jetë ditë pune në solidarizim me sektorët të cilat nuk janë duke pushuar që nga fillimi i pandemisë.

    Ai ka thënë se tash që vendi po përballet me valën e dytë të koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka riorganizuar sistemin shëndetësor.

    Hoti ka thënë se Kosova nuk është para kolapsit porse është në gjendje emergjente shëndetësore.

    “Po punojmë shumë për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ne kemi marrë një vendim para dy jave ku kemi kategorizuar komunat të cilat janë më shumë në rrezik nga COVID-19”, ka thënë ai.

    Sipas tij, strategjia që është duke u zbatuar në vend është në proporcion edhe me shtetet tjera.

    Ai ka thënë se është rregulluar çështja e shtesave dhe do të shohin mundësinë që t’iu dalin në ndihmë edhe personave që janë prekur me COVID-19.

    Hoti ka thënë se familjeve me asistencë sociale i është dyfishuar shuma që e marrin.

    I pari i Qeverisë ka bërë thirrje që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!