×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Laboratorët privatë që do të kryejnë teste për Covid-19 do të mbikëqyren për çmimet

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 17:12

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, po thotë se institucionet e licencuara për testime për COVID-19 do të monitorohen, që të evitohen devijimet me çmime për këtë shërbim.


    Hoti ka shkruar në Facebook se kjo është konfirmuar edhe në takimin që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pasur me kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshin.

    “Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!