×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmuar: Kurti takon Merkelin javën e ardhshme ne Tiranë

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 13:14

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


    Lajmin për gaztën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Tiranë.

    “Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ndryshe, kancelarja gjermane Merkel do ta vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator, ku do të mbledhë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Në një njoftim të fundit të ambasadës gjermane në Tiranë janë bërë publike edhe temat të cilat pritet të diskutohen në takime.

    “Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Në bisedimet e mëpasshme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës,  Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, mbyllet njoftimi i ambasadës gjermane. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!