×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti në takim me ambasadorët

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 11:12
    Foto arkiv

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me ambasadorët në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    “Po, një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë është duke u mbajtur aktualisht”, ka thënë shkurt për Reporteri zëdhënësi Kryeziu.

    Ky takim vjen pas zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi në Ohër.

    Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.

    Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!