×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti zhvillon takime me katër kongresistë amerikanë

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 21:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e ka filluar nga 6 maji, sot ka zhvilluar takime me katër kongresistë amerikanë.

    Kurti u takua me kongresistët Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres, ku bisedoi në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, thuhet në njoftimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e kongresistëve për Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në këto takime, kryeministri Kurti theksoi punën e Qeverisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, me ç’rast përmendi edhe ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!