×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 16:28

    Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhen javën e ardhshme Shef i Qeverisë.


    Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës.

    Në vendlindjen e tij, ai ka kënduar këngën “Destan Beg…”. Videoja është publikuar në FB.

    Kryeministri i parë i Kosovës ishte nga Suhodolli i Mitrovicës. I dyti nga Gllogjani i Deçanit. I treti nga Tygjeci i Kamenicës. I katërti nga Qyshku i Pejës. I pesti nga Buroja e Skenderajt. I gjashti nga Prapashtica e Prishtinës. I shtati prapë ishte nga Gllogjani. Kryeministri i tetë i Republikës i cili tash është në detyrë është nga Prishtina me prejardhje nga një fshat i Ulqinit.

    Kryeministri i nëntë është nga Ratkoci i Rahovecit që do të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Republikës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se vendi s’mund të shkojë në zgjedhje pse kërkon një parti pa pasur konsensusin e 2/3 të deputetëve.

    Sidoqoftë, dikush ka publikuar një video ku shihet Kryeministri i ardhshëm teksa ia thotë këngës, në të cilën këndohet edhe qyteti i Rahovecit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!