×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri para 3 jave: Reciprociteti pastaj hiqet taksa

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 19:54

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi sot planin e tij për heqjen e taksës, por pa e vendosur reciprocitetin. Ai kishte premtuar se taksa do të hiqej pasi të ishte vendosur reciprociteti. Në një konferencë sot, ai tha se më 15 Mars hiqet taksa për lëndën e parë, e nëse Serbia e ndal fushatën kundër njohjeve të Kosovës atëherë taksa hiqet e tëra më 1 Prill. Reciprociteti për këtë përiudhë nuk u permend, shkruan Reporteri.


    Por ja cfarë kishte thnënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tri javë më parë, në lidhje me recpirocitetin.

    “Ashtu kemi deklaruar në fushatën zgjedhore sepse ashtu kemi menduar e besuar dhe ne me ato deklarime e qëndrime kemi fituar dhe natyrisht që tash duhet t’i dalim zot qytetarëve për mbështetjen e tyre. Ne duam që tarifën njëqind për qind ta zëvendësojmë, pra të mos kemi situatë në të cilën nuk e kemi as tarifën as reciprocitetin. Do të dëshironim sa më shpejt që të jetë e mundur, mirëpo unë sot mezi kam arritur që ta përfundoj në ditën e tretë të punës vizitën e stafit në ndërtesën e kryeministrisë, ka shumë zyre e shumë dyer këtu dhe këtë javë kisha një mbledhje ceremoniale solemne, do të vazhdoj me mbledhjen e radhës e kemi projektligjin për buxhetin e vitit 2020, programin qeverisës, e kemi planin e punës së qeverisë, e kemi shqyrtimin e një mori të vendimeve pas dorëheqjes së ish kryeministrit në korrik të vitit të shkuar. Natyrisht që kjo është ndër prioritetet tona mirëpo, ne ende nuk jemi vendosur në qeveri tamam dhe do të na nevojitet ca kohë, do të përpiqemi më shpejt mirëpo jo gjithçka varet tash prej nesh”, kishte thnënë Kurti./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!