×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri përplaset me VV e PDK: S’e keni hallin e policëve, por si të më shani mua

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 12:44

    Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur disa përplasje me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha.


    Derisa Musliu dhe Mulhaxha kanë kërkuar kushte më të mira për policinë, Hoti ka thënë se halli i tyre është diku tjetër.

    “Hallin e keni të më shani mua, jo për policinë. E mirëkuptoj insistimin por mënyra si po e shtroni këtë çështjen nuk është e drejtë”, ka thënë Hoti.

    Tutje, Hoti ka thënë se Policinë i ka gjetur me rroga bazë 390 euro, duke shtuar se ka vetëm 3 muaj që është kryeministër.

    “Situatën e kam gjetur me 390 pagë bazë të policëve që dalin në rrugë. Kam tre muaj si kryeministër. Pyetni policët kur kam qenë ministër i Financave se si kanë kaluar. Çdo gjë e ktheni në qasje politike për ballafaqim me mua. I keni mshel njerëzit 3 muaj gjatë pandemisë në karantinë të plotë. E mirëkuptoj dhe krenoheni se numrat nuk janë rritur duke qëndruar njerëzit me policë të dera dhe kritikoni qeverinë që e ka gjetur vendin të hapur”, ka shtuar ai.

    Kryeministri ka premtuar se policët do të marrin pagesat për orët shtesë dhe shtesat për rrezikshmëri gjatë shtatorit, ndërkohë që shujtat do të mundësohen gjatë tetorit.

    “Orët shtesë edhe shtesa e rrezikshmërisë paguhen me pagën e shtatorit, shujta besoj gjatë tetori-nëntorit, për të gjithë policët që punojnë nga 12 orë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!