×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri slloven e quan lajm të rremë dokumentin që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 16:28

    Kryeministri slloven Janez Jansa ka thënë se është lajm i rremë qarkullimi i një dokumenti diplomatik jozyrtar që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan që ka implikuar kabinetin qeveritar slloven.


    Kryeministri Jansa ka reaguar përmes Twitterit duke fajësuar partinë evropiane Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën për shpërndarjen e lajmeve të rreme të krijuar në Slloveni nga miqtë e tyre.

    “Ne jemi të gjithë të shokuar që partia ALDE dhe presidenti i saj Hans van Baalen janë duke shpërndarë lajme të rreme, të krijuara në Slloveni nga miqt e tij slloven për luftë të brendshme politike. E turpshme”, ka shkruar kryeministri slloven.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!