×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeredaktori i RTK-së: Bedri Halimi nuk është hajn

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 19:40

    Kryeredaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Xhymret Veliu, ka reaguar ndaj arrestimit të Bedri Halimit, Kryeinspektorit të ministrisë së Mjedisit.

    I njëjti ka thënë se Halimi mund të ketë menaxhuar keq, por nuk është hajn.

    “Ai është një patriot që vështirë ia gjen shokun/shoqen, i burgosur politik që ka qëndruar vertikalisht para trotuareve ç’njerëzore në burgjet serbe. Veç le të dihet”, ka shkruar ai.

    Sot Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit nga një muaj ndaj tre të dyshuarve, kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimit, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Arben Çitakut, dhe biznesmenit Ismet Asllani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!