×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefi i Telekomit: Ndihem i turpëruar, rroga jem është 5180 euro

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 11:09

    Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka treguar rrogën e tij dhe ka thënë që ndihet i turpëruar, për cka edhe ka kërkuar të ulet ajo.


    Sipas tij, që 1 muaj pasi mori detyrën kërkoi që pagat të ulen, mirëpo shton se ai këtë gjë nuk ka të drejtë ta bëjë vet, shkruan Reporteri.net.

    “Dëgjo, paga jem është 5180 euro. Edhe në bordin e kaluar, kërkesë me shkrim kam bërë, 1 muaj pasi e kam marrë detyrën e kryeshefit, kam kërkuar që të ulen pagat. Jam duke u ndjerë i turpëruar në cfarë situate jam duke menaxhuar e të kem një pagë të tillë. NUk kam të drejtë unë t’ia ulë pagën vetes. Unë këtë pagë që e kam sot, e kom gjetë në Telekomin”, ka thënë Istrefi në Dukagjin.

    Sipas tij, sapo ka ardhur në detyrë është munduar që t’i ulë shpenzimet, përfshirë këtu edhe rrogat. Ai thotë se këtë gjë ka mundur ta bëjë vetëm Bordi i Drejtorëve.

    “Nuk ka element e nuk ka hapësirë ku nuk kemi ndërhyrë me ulje të shpenzimeve. Edhe te bordi aktual kam kërkuar, janë edhe procesverbalet të cilat mund t’i bëjë publike, ku kam kërkuar që paga ime të ulet në 60%. Bordi i Drejtorëve është i vetmi organ, jo vetëm mua si kryeshef, por edhe stafit të mund t’ia ulë rrogën vetes”, ka thënë ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!