×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës tregon detaje për aksionin e sotëm

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:19

    Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka treguar detaje nga aksioni i sotëm i IPK-së dhe Policisë që hasi në një rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës.


    Kelmendi tha se në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione, janë arrestuar 19 policë si dhe ka treguar sendet ilegale që janë konfiskuar.

    Kelmendi gjithashtu ka konfirmuar se zyrtarët e arrestuar të Policisë janë suspenduar nga puna.

    “Me urdhër të Prokurorit është kryer aksioni. Në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione. Janë arrestuar 19 punonjës të Policisë së Kosovës, prej tyre 11 të nacionalitetit serb, 4 të nacionalitetit shqiptar dhe 4 të nacionalitetit boshnjak. Prej punonjësve të arrestuar një ka qenë në gradën e kapitenit, komandant stacioni, 3 në gradën e rreshterit . Janë konfiskuar sende të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova, si armë, pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra”, ka thënë Kelmendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!