×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia e LDK-së vendos të hënën për Qeverinë e re

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 13:04

    Lidhja Demokratike nuk do ta mbajë të dielën mbledhjen e Kryesisë, në të cilën ishte paralajmëruar të vendoste për çështje që lidhen me Qeverinë e re, përfshirë edhe emrat e ministrave të saj. Do të mblidhet të hënën, për të vendosur për këto çështje.


    Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë për KOHË-n se mbledhjes duhet t’i paraprijë publikimi i Aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet të cilit është shpallur kushtetues dekreti i presidentit Hashim Thaçi, me të cilin është caktuar mandatar për ta formuar Qeverinë e re kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti.

    Mustafa ka shprehur pritjen se Aktgjykimi do të publikohet të hënën dhe që Kryesia të mblidhet po këtë ditë.

    LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar. Ndryshe nga ajo kanë vepruar subjektet tjera politike që kanë mbërritur marrëveshje koalicioni me LDK-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!