×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Ahmeti: S’duhet të dalim në Gërmi masivisht, s’jemi në festë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 17:50

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas daljes së qytetarëve në vende publike, duke mos respektuar kështu masat parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.


    Ai përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme, shkruan Reporteri.net.

    Ahmeti ka thënë se afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore të njëri-tjetrit, është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët.

    Tutje ai ka shtuar se situatën do ta përcjellin edhe nesër ndonëse nuk është kohë pikniku duke theksuar se nuk ka nevojë për orë policore por as nuk është nevoja për një relaksim të tillë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme. Afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri tjetrit është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët. Do ta përcjellim situaten edhe nesër por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Germi me krejt familjaret është dalje e PANEVOJSHME!”/Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!