×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Kamenicës del në vendin ku Policia po e kryen aksionin kundër kazinove në Karaçevë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 22:01

    Në vendin që shumëkush e cilësoi si vend të krimit dhe të korrupsionit, në zonën kufitare në Karaçevë, ka mbërritur edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.


    Njësitë Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Cak i goditjes janë kazinos të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegalisht.

    Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar. Në aksion janë të përfshirë edhe njësia elitë FIT, shkruan Reporteri.net.

    Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!