×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet kryetari i Klinës: 40 persona janë në izolim, mjekët s’po kanë pajisje

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 17:40

    Komuna e Klinës është e dyta që u vendos në karantinë për shkak se u identifikua një shtetase italiane që punonte në fshatin Leskoc për Caritasin me koronavirus.


    Pas këtij rasti disa banorë të fshatit në fjalë që kishin kontakte direkte apo indirekte me shtetasen italianen u vetizoluan.

    Kreu i Klinës, Zenun Elezaj, në një bisedë për Reporteri.net ka thënë se në komunën që drejton ai nuk ka raste të reja të prekura me koronavirus.

    “Nuk ka raste të reja përveç rastit të shtetases italiane që ka punuar me Caritasin në fshatin Leskoc. Si pasojë e kontaktit direkt apo indirekt që kanë pasur me të infektuaren me koronavirus, 40 banorë të Leskovcit janë në vetizolim. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka treguar Elezaj për Reporteri.net.

    Megjithatë Elezaj shpreh brengën për mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

    “Si komunë jemi duke punuar pa ndalë me kapacitetet që i kemi. Mjekët e Mjekësisë Familjare në Klinë kanë mungesë të rrobave mbrojtëse dhe gjërave tjera, edhe pse Ministria e Shëndetësisë kishte sjellë disa gjëra mbrojtëse ditën e parë kur u shënua rasti i paraqitjes së shtetases italiane me koronavirus ”, thotë Haliti për Reporteri.net.

    Ai thotë se sot ka takuar ministren e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, e cila i ka thënë se do të vijnë edhe gjëra tjera mbrojtëse.

    “Sot e takova minsitren Rexhepi dhe premtoi se do të vijnë masa mbrojtëse, por si komunë kemi nevojë urgjente, pasi stafi i mjekësisë nuk ka mjaftueshëm gjëra mbrojtësi, si rroba, masa etj”, tha Elezaj.

    Ai shtoi se lëvizjet brenda Klinës janë të lejueshme por shprehet i kënaqur që qytetarët po dalin në qytet vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.

    Ndryshe deri tani ka shkuar në 15 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!