×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 20:09

    Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të vazhdojë deri në vitin 2025, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Atiq tha se nuk beson që do të ia kërkojnë dorëheqjen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje ai tha se po angazhohet që t’i plotësojë kërkesat dhe nevojat e kësaj komune.

    “Nuk mendoj që kanë me na e kërku dorëheqjen. Ne nuk mundemi me ndiku në politika më të mëdha, por e imja si kryetar komune është që ta jap maksimumin për premtimet të cilat i kemi pasur në fushatë. Po shpresoj që kena filluar me një vrull të mirë dhe pozitiv. Shpresoj që në ditët e fundit, në zgjedhjet e rregullta në vitin 2025, t’ia arrijmë me kry punë të mira”, ka thënë Atiq për T7.

    Ndërkaq ka thënë se është e çuditshme se si Lista Serbe nuk është lodhur së kërkuari largimin e forcave policore nga veriu.

    Një kërkese kjo që sipas tij nuk do të plotësohet nga subjekti i tij, Lëvizja Vetëvendosje.

    “Kërkesa e tyre për largim të forcave policore është e kahmotshme dhe është për çudi se si nuk janë lodhur me këtë kërkesë. Unë vij nga subjketi politik dhe duke e njoftë, nuk mendoj që ka me pasë zmbrapsje në këtë drejtim. Ata që bëjnë këso kërkesash, mirë është të pajtohen sa më shpejht me realitetin e ri, që shtrirja e sovranitetit është një realitet i ri dhe s’ka me pas zbrapsje në këtë drejtim”, tha Atiq.

    Sa i përket asaj se a ka pasur takim me kryeministrin, Albin Kurti, kryetari Atiq tha se është duke u këshilluar nga kabineti dhe këshilltarët e tij.

    “Takim nuk kemi pasur, kemi me kabinetin e kryeministrit. Takim, me sa më kujtohet, që pas seancës së betimit, jo, nuk kemi pasur”, ka theksuar ai.

    Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore. /Reporteri.net.

    Kurti thotë se mori një telefonatë nga Amerika, pajtohet për zgjedhje të reja në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!