×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi merr pjesë në varrimin e Agron Haradinajt

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 15:55

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PDK-së, ka marrë sot pjesë në varrimin e Agron Haradinajt, ish pjesëtar i UÇK-së dhe vëlla i Nasim Haradinajt.

    Agron Haradinaj vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit.

    Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!