×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Prizrenit: Asamblisti i PDK-së rrahu zyrtarin e VV-së

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 18:34

    Kryetari i Prizrenit që vjen nga VV-ja, Mytaher Haskuka, ka akuzuar një asamblist të PDK-së për sulm ndaj një zyrtari të komunës që drejton.

    Sipas kreut të Prizrenit, asamblisti Getoar Besimi e ka sulmuar zyrtarin e Prokurorimi, Nezir Rexhepin, shkruan Reporteri.net.

    “Sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi. Ky sulm është tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit, pasi që kompania e cila është në pronësi të familjarëve të Getoar Besimit është në konkurrencë për të përfituar projekte komunale, për të cilat tashmë janë hapur procedurat e prokurimit”, ka thënë Haskuka.

    Ndërkohë, edhe Policia e Prizrenit e ka kanë konfirmuar rastin, duke thënë se të dy personat po konsiderohen si të dyshimtë.

    Sidoqoftë, edhe PDK-ja dje akuzoi disa aktivistë të VV-së për sulm ndaj një veprimtari të PDK-së në Ferizaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!