×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Vushtrrisë dëshiron koalicion me Vetëvendosjen

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 21:37

    Kryetari Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se është për një Qeveri LDK – LVV, duke e përkrahur mundësinë e një koalicioni në mes LDK-së e LVV.


    “Unë jam për koalicionin me VV-në. Unë udhëheqi një koalicion në nivelin komunal në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje, pse mos të kemi një koalicion me VV-në. Ky koalicion mund të sjell ndryshim. Nëse interesi i shtetit e kërkon të udhëhiqet me VV pse mos të ndodhë kjo, por kjo nuk është vetëm në dorën e LDK-së, por edhe nga pazaret e tjera politike që do të bëhen në skenën politike”, tha Tahiri në RTV Dukagjini.

    Tahiri nuk ka dashur të komentojë gjuhen e VV-së, që kishte ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur atë “Argat të Serbisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!