×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 15:50

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.


    Kryetari Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore

    Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

    Në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e Kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë.

    Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfillte, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

    Procesi i reformave të brendshme të Partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!