×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor i quan progres zhvillimet e takimit të Ohrit

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 19:15
    Kryetarja e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor, Marta de Cidrac

    Kryetarja e grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor, Marta de Cidrac, e ka mirëpritur dakordimin e arritur në Ohër më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë për aneks-marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të procesit të dialogut.

    De Cidrac, rezultatet e takimit të Ohrit i konsideron si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, po ashtu u shpreh se ky është një progres për stabilitetin dhe paqen e Ballkanit.

    “Më shumë se njëzet vjet pas konflikteve vdekjeprurëse në ish-Jugosllavi, teksa rajoni i Ballkanit Perëndimor po përjeton tensione të lidhura veçanërisht me luftën e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës. Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë vigjilent ndaj situatës në këtë rajon, i cili përfaqëson çështjet ekonomike, të sigurisë dhe migracionit”, tha De Cidrac, sipas senatit francez, përcjell Reporteri.net.

    De Cidrac, qëndrimin e saj për rezultatet nga takimi i Ohrit, e ka shprehur edhe në rrjetin social Twitter, të në cilin ka thënë: ” Jam e lumtur për rajonin e Ballkanit Perëndimor”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!