×
  • Lajme
  • Lajme

    KSHC riakrediton 8 programe të Universitetit të Mitrovicës

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 19:15

    Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), ka riaktredituar 8 programe që funksionojnë në kuadër të fakulteteve të Universitetit të Mitrovicës.


    Kështu kanë njoftuar drejtues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, përmes një njoftimi zyrtar.

    “Programet e riakredituara janë në nivelin bachelor dhe master, dhe se riakreditimi i tyre është për një periudhë 3-vjeçare. Tashmë në UMIB janë të akredituara gjithsej 18 programe në të dy nivelet, transmeton Telegrafi. Në ndërkohë UMIB-i është në pritje të vendimit zyrtar nga KSHC-ja sa i përket riakreditimit institucional, në mënyrë që të shfrytëzoj të drejtën e ankesës”, thuhet në këtë njoftim.

    Drejtuesit e këtij universiteti publik, janë të bindur se argumentet që kanë janë bindëse për të marrë një përgjigje pozitive sa i përket akreditimit institucional.

    Kurse vendimi i KSHC-së për mos akreditim institucional që pamundëson regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2019/20, është skandaloz, i pabazuar në gjendjen faktike dhe shumë i dëmshëm për Universitetin dhe të rinjtë e rajonit.

    Po ashtu kërkohet ndërhyrja e drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të ndaluar veprime të tilla të papërgjegjshme të KSHC-së./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!