×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 23:27

    Mot stabil ditëve të ardhshme dhe rritje e temperaturave. Në fundjavë ndryshueshëm, priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

    29.03.2023 – Mot më stabil dhe më i ngrohtë parashihet në dy ditët e fundit të muajit mars, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.

    Në ditët e para të prillit, në fundjavë, parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima orëve të pasdites të ditës së shtunë, si dhe ditën e diel. Fillimi i javës së ardhshme sërish sjell përkeqësim të motit me rënie të temperaturave, me të reshura shiu kohëpaskohe ditën e hënë, e lokalisht edhe mjaft intensive. Deri në mbrëmje, nëse temperaturat pësojnë rënie të theksuar, shiu mund të shndërrohet në reshje bore.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta.

    30.03 – Intervale me diell dhe vranësira kalimtare.

    31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vranësirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.

    1.04 – Mbetet ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

    2.04 – Vranësira të ndryshueshme.  Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.

    3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intensive.

    Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale,  ditën e premte.  Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C.  Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.

    Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!