×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rigjykim rasti i Todosijeviqit për masakrën e Reçakut

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 15:23

    Gjykata Supreme ka kthyer në rigjykim rastin e Ivan Todosijeviq, i dënuar për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

    I njëjti sipas njoftimit ishte i dënuar me dy vjet burgim.

    “Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhet në njoftim.

    Me dy vjet burgim ishte dënuar ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq.

    Ai ishte shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

    Todosijeviq, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e kishte quajtur trillim.

    Dy vjet burgim ish-ministrit Todosijeviq që masakrën e Reçakut e quajti trillim, reagon Gjuriq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!