×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Vota për Ramush Haradinajn është referendum për shtetin

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 11:05

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dalë partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër.


    Vota për koalicionin AAK-PSD dhe për Ramush Haradinajn, është referendum për shtetin e Kosovës.

    Kështu ka deklaruar shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi në një intervistë për KosovaPress, ku thekson se befasia e zgjedhjeve sa i përket votave, për këtë koalicion është Anamorava për të cilën thotë se ka rritje të madhe.

    Blerim Kuçi që është një prej udhëheqësve të AAK-së, shprehet i bindur se koalicioni “100% Kosovë” do të dalë fitues nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.Ai thotë se përparësi e kanë punën e Haradinajt sa ishte në krye të Qeverisë, që sipas tij, qytetarët po e vlerësojnë punën e tij.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qeverisë me shtatë komuna në Kosovë, e këtë Kuçi po e konsideron përparësi për zgjedhjet e 6 tetorit.

    Ai thotë se besojnë edhe në dy komunat në të cilat udhëheq PSD, Prishtinë dhe Kamenicë, dhe shprehet i bindur që në nëntë komuna do të dalin fitues.Sipas Kuçit, koalicioni AAK-PSD ka program shumë të mirë i cili u mundëson qytetarëve jetë të mirë, dhe përkrah bizneset.

    Koalicionin ai e quan fitues, duke thënë që puna në terren po e dëshmon një gjë të tillë.Megjithatë, Kuçi pranon se po fokusohen më shumë në zonën e Mitrovicës, për siç thotë ai, mos të ketë një lloj disbalanci të votave me ato në zonën e Dukagjinit, Prishtinës dhe Anamoravës.

    Kuçi thotë në fund për KosovaPress, se në listën për deputetë të koalicionit AAK-PSD, janë 17 doktorë shkence, dhe 42 kandidatë që garojnë për herë të parë, dhe konsideron që kjo listë është garantuese edhe për zona të tilla si Mitrovica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!