×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtim Fejzulai që kreu aktin terrorist në Vjenë, punonte si roje sigurie në spital

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 14:27

    Kujtim Fejzulai, i dyshuari kryesor për sulmin terrorist në qendër të Vjenës, në të cilin më 2 nëntor katër persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën, punoi për një kompani që ofronte siguri për spitalet, raporton agjencia austriake APA.


    Miku i tij prej një kohe të gjatë, i cili është në paraburgim paraprak për dyshime për bashkëpunim, tha se Fejzulai, gjatë karantinës së parë të Austrisë për koronavirusin, ishte i punësuar dhe merrte një pagë minimale si roje sigurie në spital. Ai nuk kishte një marrëdhënie pune me spitalin, por me kompaninë që mori përsipër punën e sigurimit të objektit shëndetësor, përcjell Reporteri.net.

    Sipas protokollit të marrjes në pyetje, transmetuar nga agjencia APA, kompania që i dha atij punë, përmes një grupi “WhatsApp”, organizoi njerëzit për të siguruar objektet në baza ditore.

    Misteri se si ai arriti në qendër të Vjenës ndoshta është zgjidhur, sepse sipas informacionit të fundit, Fejzulai dyshohet se ka përdorur “Uber” taksi për të arritur në skenën e krimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!