×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuka: Çdo shqiptar që flet dhe mendon shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 17:52

    Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, është i aderuari më i ri në AAK.


    Ai ka thënë se përkrahjen për Ramush Haradinajn e ka pasur qysh moti dhe ka sqaruar ndërlidhjen me sportit dhe politikës përmes një postimi në Facebook.

    “Sporti dhe Politika …Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë! Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin!”.

    “Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin. Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë. Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim!”.

    “Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem. Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!