×
  • Lajme
  • Lajme

    Kunata e shkel me veturë kunatën në Gjilan dhe arratiset

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 12:59

    Një grua në Gjilan ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me veturë nga një grua tjetër, e cila ndodhet në arrati.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa e dyshuara nuk është kapur ende nga organet e drejtësisë.

    “Viktima femër kosovare është duke u trajtuar në spitalin rajonal Gjilan, pasi ë e njëjta është goditur me veturë nga e dyshuara femër kosovare e cila gjendet në arrati.”, thuhet në raport.

    Ndërkohë mediet lokale në Gjilan raportojnë se dy gratë e përfshira në këtë ngjarje janë kunata mes vete. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!