×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërshtarët linçojnë dhe nxisin gjuhë urrejtje ndaj kandidatit të LDK-së për Podujevë

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 21:11

    Një garë e nxehtë po zhvillohet për kryetar të Podujevës, ku kandidatë për të marrë mandatin e lënë në gjysmë nga Agim Veliu janë: Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga VV e Naim Fetahu nga PDK.


    Por fushata e nisur prej disa ditësh ka marrë një kahje jo të duhur, pasi kundërshtarët përmes rrjeteve sociale po e linçojnë dhe nxisin gjuhë urrejtje ndaj Rudarit të LDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Në një video të publikuar ku Rudari ishte pyetur nëse është pro apo kundër bartjes së shamive në shkolla, e ku kandidati i LDK-së përgjigjet kundër, kundërshtarët politikë kanë vendosur një kryq, duke e cilësuar si jo musliman.

    https://www.facebook.com/lajmifunditt/videos/624127708401483/?v=624127708401483

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!