Sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik, përcjell Reporteri.net.
Nga gjetjet e anketës së realizuar, doli se kënaqshmëria me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është regjistruar në 69%.
Për këtë ka reaguar këshilltari i saj, Bekim Kupina, i cili tha se ajo është gardiane e interesit qytetar e shtetëror.
“Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Vjosa Osmani më e larta në historinë e institucionit të Presidencës. Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69 %”, shkroi ai.
Kjo përqindje, shkroi Kupina, është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës.
“Lidership, vizion, përkushtim, gardiane e interesit qytetar e shtetëror dhe e aleancave, përfaqësuese e denjë shtetërore!”, shkroi Kupina mes tjerash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.