×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Albin Kurti thoshte: Ai që shkel Kushtetutën është super kriminel

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 17:53

    Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendimin e plotë sot duke treguar se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës duke marrë vendim të kufizohet lëvizja e lirshëm e qytetarëve


    Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shfuqizon vendimin e Qeverisë Kurti, duke e quajtur vendim anti-kushtetuese që mohon lëvizjen e lirshme të qytetarëve.

    Por, ishte viti 2015 kur Kurti po e kundërshtonte ashpër Qeverinë Mustafa, në një video Kurti dëgjohej duke iu referuar Mustafës me një gjuhë ofenduese e tejet të rëndë.

    Kurti thoshte se kush e shkel Kushtetutën e Kosovës është “super-kriminel”, shkruan Metro.

    “Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel, (vazhdon) nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, dëgjohet duke thënë Kurti.
    Këtë deklaratë ia ka kujtuar edhe ish kolegu i tij në VV, Nol Nushi që tash është në PSD.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!