×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të hiqet ora policore? – Flet ministri Zemaj

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 23:11

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.


    Zemaj në Pressing të T7 ka folur edhe për orën policore që po aplikohet në disa komuna të Kosovës. Ai tha se ora policore nuk do të hiqet derisa të ketë ulje të numrit të të infektuarve.

    “Derisa te sigurohemi se numri i infeskioneve shkon duke ra dhe rritja e kujdesi zbatushmëria e masave dhe të gjitha që kërkohen, nuk mund të lëvizim me asnjë masë lehtësuese. Për këtë arsye po kërkohet të kemi kujdes të shtuar nga të gjithë pa përjashtim”, tha Zemaj.

    Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës duke u bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor ka vlerësuar se masat aktuale kundër COVID-19, janë treguar efikase dhe kanë ndikuar në uljen e numrit të rasteve, andaj nuk ka nevojë për masa të reja.

    Në një konferencë për media kryeministri Avdullah Hoti ka thënë që masat që janë në fuqi do të mbahen dhe do të rritet zbatimi i tyre.

    “Gjatë këtyre dy javëve që i kemi vendosur masat është stabilizuar numri i rasteve të reja. Numri i rasteve të reja pozitive është më i vogël se numri i të shëruarve. Ndjehem mirë që masat kanë ndikuar. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të zbatohet me zbatim. Nesër në 8 39 do të kemi takim me inspektoratet dhe policinë për të rritur nivelin e zbatimit të masave”, tha ai.

    Ai tha se është bërë një vlerësim i detajuar i situatës dhe gjendja është nën kontrolle.
    “Ne sot kemi bërë një vlerësim të detajuar të situatës konstatimin i përbashkët është që gjendja është mjaft serioze dhe është nën kontrollë. Janë rritur kapacitetet e testimeve. Nga java e ardhshme bëhen testime edhe në dy regjione”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!