×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së tregon se kur do të nis shërbimi ushtarak dhe modelet e shteteve që po studiohen

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 22:23

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është shprehur i bindur se procedurat për shërbimin e obligueshëm ushtarak, do të fillojnë gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dugolli ka përmendur luftën në Ukrainë, si arsye për mos fillimin e procedurave në këtë drejtim deri tash.

    “Shërbimi i obligueshëm ushtarak ka qenë premtim i yni elektoral dhe  plani i Lëvizjes Vetëvendosje ka paraparë që në kuadër të investimeve dhe ngritjes së kapaciteteve për mbrojtjen dhe kemi paraparë që duhet të ngritet edhe ky…Nuk ka fillu ende për shkak se ne kemi thanë se do t’i japim prioritet…ju siguroj që brenda këtij mandati do t’i kemi konturat e përgjithshme dhe do të fillohet…Vec mos harro që kërkush as bota se ka ditë që Rusia po i mshon Ukrainës, edhe tash ka ndërru konteksti i rrethanave gjeopolitike dhe tash në këtë komponentën aktive që e kemi”, ka deklaruar Dugolli në ATV.

    Ai ka thënë se janë duke studiuar modelin e Zvicrës, Izraelit dhe Norvegjisë, por se në fund do të përzgjidhet modeli që i përshtatet më së shumti Kosovës.

    “Por, ju garantoj që janë tri shtete model dhe do ta përzgjedhim se cili i përshtatet më shumë Kosovës. Është Zvicra, Izraeli dhe Norvegjia. Po i siguroj votuesit dhe qytetarët se brenda mandatit do të fillojë”, ka deklaruar Dugolli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!