×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur duhen 2/3 e votave në Kuvend për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 12:51

    Pas propozimit që i bëri mbrëmë presidenti Hashim Thaçi, Kuvendit që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas situatës me koronavirus, ka pasur raportime se nevojiten 2/3 e votave të deputetëve.


    Sipas Kushtetutës së Kosovës, janë disa raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Për rastin konkret kur kemi të bëjmë me një rrezik që vjen natyra, siç është rasti i koronavirusit, nuk kërkohen 2/3 e votave të deputetëve, por shumica e votave të deputetëve të pranishëm në seancë.

    Ndërsa 2/3 e votave të deputetëve kërkohen kur shteti është në gjendje mbrojtjeje.

    Pika e 6 e nenit 130 të Kushtetutës thotë se: “Presidenti konstaton se rreziku ndaj
    Republikës së Kosovës është i natyrës së jashtëzakonshme, Kuvendi mund të vendosë që
    Gjendja e Jashtëzakonshme të zgjasë më shumë se njëqind e pesëdhjetë (150) ditë, vetëm
    nëse për të votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

    Kujtojmë se shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme po e kundërshton kryeministri Albin Kurti bashkë me deputetët e tij në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër, LDK e ka përkrahur propozimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, ku kompetencat kryesore për menaxhim të situatës do t’i kalonin Presidentit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!