×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur pritet të kthehet Kadri Veseli nga Haga në Kosovë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 16:26

    Rreth tre orë ka zgjatur intervistimi i Kadri Veselit nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë. Kryetari i PDK-së pritet që nesër të kthehet në Kosovë.


    Ish-shefi i njësitit Zbulim-Kundërzbulim të UCK-së, Kadri Veseli pritet që të mërkurën të kthehet nga Haga në Kosovë, merr vesh Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burime të afërta.

    Kjo pasi Veseli ka përfunduar sot intervistimin nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, pas tre orë paraqitje para hetuesve të Dhomave të Specializuara të Hagës.

    Vetë ish-Kryeparlamentari Veseli ka folur para mediave më të përfunduar intervistimi. Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur nëse është përgjigjur në pyetjet e prokurorëve të Hagës, apo është mbrojtur në heshtje.

    Veseli ka thënë se ndihet krenar me luftën e UÇK-së dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës që në këto momente të qëndrojnë të bashkuar për ta tejkaluar edhe këtë sfidë.

    “Siç edhe kam premtuar, sot jam paraqitur për intervistim. Vitet e 90 ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Ne lëvizja jonë çlirimtare iu kemi kundërvë pastrimit etnik. UÇK është përballur me gjenoncidin serb, me pastrimin etnik të Serbisë në Kosovë. Ftoj qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë, ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka deklaruar kryetari i PDK-së pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

    Ftesa nga Haga për intervistim të Veselit kishte ardhur muajin e shkuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!