×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Asnjëherë s’do të lejojmë të preket pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 15:58

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës.

    “Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, ka thënë Kurti.

    Ai shtoi se Kosova në aspektin ndërkombëtar po e bën detyrën e vet, “duke u rreshtuar menjëherë e pa asnjë kusht në radhën e vendeve që dënuan Rusinë e që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

    Sipas Kurtit, siç vepronte dikur Serbia, po vepron sot Rusia. Ai thotë se këto dy shtete kanë lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën në linjat e autokracisë, agresionit e gjenocidit.

    “Menduam se me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!