×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bashkë me Bislimin e Gërvallën nesër udhëtojnë në Bruksel, zbulohen edhe takimet zyrtare

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 15:30

    Autor: Mirlind Behluli


    Kryeminstri Albin Kurti të martën udhëton për në Bruksel, ku pritet të ketë takime të shumta në vizitën e tij dyditore. I pari i Qeverisë, në Bruksel do të shoqërohet nga dy zv.kryeministrat e Kosovës, Bislimi e Gërvalla, dhe do të takohet përveç përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, edhe me kryeminstrin e Belgjikës, Alexander de Croo.


    Nesër Kryemistri Kurti do të niset drejt Brukselit në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel që kur e mori pozitën e shefit të ekzekutivit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Në kryeqytetin e Belgjikës dhe të BE-së, i pari i Qeverisë nuk do të shkojë i vetëm, pasi atë do ta shoqërojnë Bisnik Bislimi, zv.Kryeminstër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, dhe Donika Gërvalla, zv.Kryeminstre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    “Kryeministri Kurti udhëton të marten për në Bruksel. Ai do të shoqërohet nga zv.kryeministri Bislimi dhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gervalla”, tha Kryeziu për Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Qeverisë ka treguar edhe takimet që Kryeministri Kurti pritet t’i ketë në vizitën e tij në Bruksel.

    “Kryeministri Kurti udhëton të marten për në Bruksel. Gjatë kësaj vizite 2 ditore, kryeminsitri Kurti do të takohet me Kryeministrin e Belgjikës, Alexander de Croo, Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politike të jashtme, Josep Borrel dhe Komisionerë të ndryshëm”, tha Kryeziu për Reporteri.net.

    Kujtojmë që para Kurtit në Bruksel ka qëndruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ka takuar udhëheqësit e BE-së.

    Por, ashtu siç është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës e BE-ja, kësaj radhe nuk do të ketë takim ndërmjet Kurtit e Vuçiqit.

    Në fakt, takimi i parë ndëmjet Kryeminstri Kurti e Presidenti serb Vuçiq do të mbahet me 11 maj ka konfirmuar Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE-së./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!