×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bisedë telefonike me të gjithë liderët ballkanikë, veç me Edi Ramën jo

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 19:55

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot në telefon edhe me ish kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev që është edhe kryetari i Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut. Në ditët e fundit, kryeministri në detyrë, Kurti ka biseduar në telefon edhe me drejtues institucionesh nga shtete tjera të Ballkanit, shkruan Reporteri.


    Kryeministri i Kosovës ka biseduar gati me të gjithë përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit, përmes telefonit.

    Përveç bisedës së sotme me Zaevin, Kurti këto ditë ka biseduar edhe me Kryeministrin e Qeverisë në detyrë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Presidentitin e Shqipërisë, Ilir Meta si dhe me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

    Kurti megjithatë nuk ka pasur asnjë bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Ndonëse dikur kishin miqësi e fjalë të mira për njeri-tjetrin, tash ata po e sulmojnë njeri-tjetrin në distancë, shkruan Reporteri.

    Në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, Kurti kritikoi Shengenin Ballkanik, një nismë e përkrahur nga Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuciq por edhe nga Maqedonia.

    Ndarjet e tyre u rriten kur Vetëvendosje hapi degë në Tiranë dhe filloi protestat kundër Qeverisë. E nisi kundër një vizite të Aleksandër Vuciqit dhe vazhdoi tash së voni në protestat kundër shembjes së Teatrit. Kryeministri kosovar e kritikoi ashpër shembjen e teatrit poashtu. Nga ana e tij, Kryeministri Rama nuk e mirëpriti një qasje të tillë duke thënë se ai është hidhëruar nga ‘gënjeshtrat’ dhe krahasimet që ia kanë bërë me Millosheviqin.

    Ndryshe, gjatës bisedës me Zoran Zaev, sipas një njoftimi të Qeverisë, thuhet se u bisedua për gjendjen me COVID19 por edhe për zgjedhjet në Maqedoni.

    “Zaev e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti se Maqedonia e Veriut është ballafaquar me pandeminë me një Qeveri teknike në detyrë, por se shpejt do të përcaktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat priten të mbahen në korrik të këtij viti. Në rrafshin e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut ofroi gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ai tha se ka respekt të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore ashtu sikurse kanë edhe qëllim të përbashkët anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe bashkëpunimi dhe koordinimi janë të rëndësishëm. Aty u diskutua edhe tema e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu është i suksesshëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme e largpamëse, dhe një marrëveshje të qëndrueshme si për palët e përfshira në të ashtu edhe për rajonin”./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!