×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti del në ballkonin e Qeverisë për të përshëndetur protestuesit

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 17:52

    Derisa po zhvillohej protesta nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, doli në ballkonin e Qeverisë për t’i përshëndetur ata.


    Me këtë paraqitje të tij ai ndezi turmën e protestuesve të cilët vazhdimisht kanë thirrur emrin e tij, teksa ai i ka përshëndetur me dorë ata, shkruan Reporteri.net.

    “Performanca” e Lëvizjes Vetëvendosje filloi në orën 17:00 dhe zgjati rreth 45 minuta.

    Ajo u mbajt në tri sheshe të Prishtinës: “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Adem Jashari”.

    Këto sheshe kufizojnë godinat e institucioneve qëndrore, Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

    Protesta e VV-së ndërlidhet me një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, që do t’i jepte të drejtë LDK-së për formimin e qeverisë, e që VV po kërkon me ngulm që të shkohet në zgjedhje të reja. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!