×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Dëshmorët tanë janë ata që masin përgjegjësinë dhe ndërgjegjen tonë

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 16:53

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkujton dy luftëtarët e çlirimit të kishin misionin e mbrojtjes të popullsisë civile, mision të cilin e kishin kryer me përkushtim deri në flijim të jetës së tyre.


    Kurti thotë se përgjegjësia e lartë me të cilën u krye lufta kërkonte edhe çlirimit e atdheut prej pushtuesit, por edhe mbrotjtjen e jetës së njerëzve, shkruan Reporteri.net

    “Sot më shumë se kurrë, emrat e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilaj duhet të na shërbejnë si njësia e detyrueshme e masës për çfarë kryejmë në emër të mbrojtjes së popullit dhe integritetit territorial të Kosovës”, shkruan Kurti.

    Kurti tutje shtoi se dëshmorët tanë janë ata që masin përgjegjësinë dhe ndërgjegjen tonë.

    “Luftëtarët tanë të çlirimit kishin edhe misionin e mbrojtjes së popullsisë civile, të cilën e kryen me përkushtim deri në flijimin e jetës së tyre. Kjo dëshmon përgjegjësinë e lartë me të cilën u krye lufta jonë çlirimtare. Ajo kërkonte edhe çlirimin e atdheut prej pushtuesit, por dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve prej maskrave që kryente pushtuesi serb. Në këtë datë ne duhet të përkujtojmë lavdinë që ngrihet prej dashurisë dhe vetëmohimit të luftëtarëve tanë për popullin.Sot më shumë se kurrë, emrat e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilaj duhet të na shërbejnë si njësia e detyrueshme e masës për çfarë kryejmë në emër të mbrojtjes së popullit dhe integritetit territorial të Kosovës.Rasimi dhe Ragipi dhanë jetën për këta dy përbërës të kombit, integritet njerëzor dhe territorial. Dëshmorët tanë janë ata që masin përgjegjësinë dhe ndërgjegjen tonë. Cilido që harron dëshmorët, harron qëllimin. Sepse, vetëm në personin e dëshmorit qëllimi mbetet i pazbehur”, shkruan Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!