×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e korrupsionit

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 21:51

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, të cilët biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.


    Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

    Sipas një komunikate të Qeverisë, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!