×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Do të bëjmë çmos që të kalojmë 50% bashkë me Vjosa Osmanin

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 21:49

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për ‘Desku’ të KTV-së ka folur për zgjedhjet e ardhshme në vend dhe situatën aktuale.


    Kurti deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme beson se do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit 2019.“Besoj që do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit dhe për këtë besoj jo vetëm për Vetëvendosjen por edhe për kryeparlamentaren Osmani.

    Por në parim populli po dëshiron që rezultatin e 6 tetorit ta konfirmojë dhe ta dyfishojë. Do të bëjmë çmos që të kalojmë 50% bashkë me Vjosa Osmanin”, tha Kurti në këtë intervistë.Ai ka folur edhe për ekonominë e Kosovës, duke thënë se ekonomia kontrollohet nga një ‘trekëndësh të Bermudeve’, duke përmendur Devollin.

    “Regjimi i vjetër po tenton ta përdorë Kuvendin, sepse është mundësia e tyre e fundit. Këta përbëjnë një ‘trekëndësh të Bermudeve’ për të cilët nuk kemi qare pa u marrë. Ky trekëndësh i ka tre kulme. Dy fondet e luftës, që është ‘Vendlindja thërret’ dhe ‘Fondi i 3%’, sepse populli ka dhënë para për një luftë si në Kroaci 4 vjeçare, e këtu vetëm një vjet ka pasur luftë efektivisht. Dhe poli i tretë janë tajkunët, e posaçërisht Devollët”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!