×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti do të takojë nesër sekretarin e NATO-s, s’i referohen si kryeministër i Kosovës

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 16:13

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel nesër do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.


    Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të NATO-s.

    Ajo çka bie në sy është kreut të ekzekutivit nuk i referohen si kryeministër i Kosovës, por vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.

    “Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, ky takim nuk do të jetë i hapur për media, kurse vetëm fotografitë e takimit do të bëhen publike në faqen e NATO-s pas takimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!