×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti do të vizitojë selinë e NATO-së në Bruksel të enjten

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 18:28

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë selinë e NATO-s të enjten në Bruksel të Belgjikës.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veri-atlantike.

    Albin Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 prill.

    “Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Kurti do të udhëtojë sot në Bruksel, pasi do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!