×
  • Lajme
  • Lajme / Foto-Video

    Kurti e Gërvalla nuk përshëndeten me Osmanin pas fjalimit të zëvendëspresidentit amerikan në Mynih

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 14:05

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.

    Të tre liderët nga Kosova të premten kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. Ajo që vërehet nga një video e publikuar në You Tube, pas përfundimit të fjalimit të zëvendëspresidentit Vance, është se Kurti e Gërvalla nuk janë përshëndetur me Osmanin, shkruan Reporteri.net.

    Presidentja Osmani që ishte e ulur në rendin e parë shihet duke ja bërë me dorë zëvendëspresidentit Vance, kurse Kurti ishte i ulur në rendin e dytë.

    Në video nga minuta e 19:32 shihet se si liderët kosovarë pasi ngriten nga karriget e tyre nuk komunikojnë fare mes vete.

    Kujtojmë se Osmani në Mynih ka takuar delegacionin e kongresistëve amerikanë si dhe deputetë të CDU, kurse kryeministri në deytrë Kurti ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić, si dhe kryediplomatin turk, Hakan Fidan.

    Kurti dhe Osmani kanë takuar në Mynih edhe emisarin e ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!