×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Mustafa pritet të takohen sonte, a do të kemi marrëveshje

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 16:15

    Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa mbrëmë kanë pasur një takim të gjatë në përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.


    Për takimin që u raportua se ka zgjatur deri në orët e vona të mesnatës, deri më tani nuk janë deklaruar as nga  Vetëvendosje dhe as nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Mirëpo, Reporteri mëson se mbrëmë ka pasur përafrime të qëndrimeve në mes të dy palëve dhe se Kurti e Mustafa pritet të takohen edhe gjatë natës së sontme për të vazhduar përpjekjet për një marrëveshje të mundshme. Takimi mes Mustafës e Kurtit pritet të zhvillohet rreth orës 17:00, në Prishtinë. Palët sërish nuk do të takohen brenda zyreve të institucioneve të vendit, siç ndodhi gjatë herëve të kaluara.

    Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur afat ditën e diel, si ditën kur duhet të arrihet marrëveshja ose palët të tërhiqen nga bisedimet.

    Takimi i mbrëmshëm Kurti-Mustafa, ishte zhvilluar  në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë, e cila kohë më parë ishte shënjestër e sulmeve fizike të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kujtojmë se, Albin Kurtit, të mandatuarit për kryeministër, i kanë mbetur vetëm dhe 11 ditë për krijimin e qeverisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!